Qytetarët sot zgjedhin kryetarët e komunave

Qytetarët sot zgjedhin kryetarët e komunave

Kifle të mykura për nxënësit në shkollat e Prishtinës, një prind kërkon nisjen e hetimeve

Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orën 19:00 do të jenë të hapura qendrat e votimit për qytetarët me të drejtë vote të cilët do të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata në 4 vitet e ardhshme në komunat e tyre përkatëse.

Përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, ata të Prokurorisë si dhe Policisë janë deklaruar të gatshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të sotme lokale në vend.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale.

Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.

Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se i kanë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve lokale në mënyrë që siguria në vend të jetë në nivel të lartë.

Me 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në 38 komunat e Kosovës. Si rezultat do të zgjedhen kryetarët e rinj të komunave dhe këshilltarët nëpër kuvendet komunale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)