“Rama dhe Vuçiq duan ta ndajnë Kosovën, kam marrë vesh nga burimet diplomatike”

“Rama dhe Vuçiq duan ta ndajnë Kosovën, kam marrë vesh nga burimet diplomatike”

Kryeministri nuk i ndërron kurrë këpucët?

Ish- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet Facebook lidhur me raportimet se kryeministri Edi Rama, bashkë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq po përgatiten për ndarjen e Kosovës.

Berisha thotë se për këtë plan sekret ka marrë vesh nga burime diplomatike ndërkohë që në kuadër të kësaj ai thotë se shpejti do të realizohet edhe një vizitë e përbashkët e Vuciq dhe Ramës në Preshevë.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Loja Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves eshte loje me zjarrin ne Ballkan!

Edi Rama mbeshtet projektin atikombetar te Vuçiçit per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq, burime diplomatike bejne me dije se projekti serb per ndarjen e ne ne kuadrin e nje shkembim territoresh eshte mbeshtetur plotesisht nga Edi Rama. Madje ne kete kuader, burimet diplomatike thone se se afermi eshte planifikuar nje vizite e perbashket ne Presheve Vuçiç-Rama.

Te dashur miq, ky projekt perben hapin pare te madh ne kuadrin e rikthimit te Serbise se madhe. Beogradi, menjehere pas luftes, kerkoi me insistim te madh qe te zgjidhte me Tiranen problemin e aneksimit te Mitrovices se Veriut dhe shkembimit te territoreve, por hasi ne nje jo kategorike te pales tone. Nje projekt i tille, po te kemi parasysh se ne Ballkan kemi jo nje por disa Mitrovica, do te hape kutine e Pandores dhe te ndeze vatra konfliktesh me pasoja te paparashikueshme.

Me kete rast i them Edi Rames, qe perpiqet te mbuloje me akte te reja tradhetie shitjen e detit Greqise: hiq dore nga pazaret e flliqura prej apatridi ne veri te Kosoves se do te mbash pergjegjesine me te rende personale.

Ju bej thirrje SHBA dhe vendeve anetare te NATO dhe BE te hedhin poshte çdo projekt per ndarje te reja ne Ballkan pasi kjo do shenonte fillimin e nje cikli te ri konflktesh te rrezikshme ne rajon! sb

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)