“Rama drejt bashkëqeverisjes me Bashën”

“Rama drejt bashkëqeverisjes me Bashën”

Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit

Kreu i PDK, Nard Ndoka i ftuar në Report Tv ka thënë se Edi Rama do bashkëqeverisë me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

I pyetur për deklaratën e pak ditëve më parë, ku Ndoka u shpreh se Rama po ia dhuron qeverinë Bashës, Ndoka tha se kjo është e vetmja zgjidhje për kryeministrin, përpara skandalit të madh, sipas tij, atij të drogës.

Mendoni se z.Rama dhe z.Basha do shkojnë drejt një qeverisje të përbashkët?

Në këto momente nuk ka rrugë tjetër. Rama t’i qëndrojë asaj marrëveshje që ka bërë, është e vetmja që ka bërë me përllogaritje të sakta. E ka menduar në ditën e keqe, s’e ka menduar që do të binte kaq shpejt. Është përballë një skandali të madh në politikën shqiptare dhe kjo ditë i erdhi. Z.Rama është i detyruar të gjejë një zgjidhje politike, përtej lojërave dhe agonive, ai do të fillojë një zgjidhje politike dhe Basha është i vetmi çelës, është e vetmja mundësi shpëtimi i z.Rama, për t’ia dorëzuar stafetën pa shkuar drejt zgjedhjeve dhe për t’i hapur rrugën reformave dhe funksionimit të shtetit.

E shikoni me Ramën kryeministër këtë bashkëqeverisje?

Nuk janë votat ato që i japin mundësinë Ramës për të vazhduar më tej, për faktin se është sskandali që është në mes të votave të z.Rama dhe pjesës së moralit, konsumit politik dhe pjesës ligjore, pasi priten skandale më tej, jo vetëm nga prokuroria shqiptare por edhe shërbimet e tjera në huaja, kjo luftë mediatike do vijojë akoma edhe më tej. Kjo është në të mirën e vendit sesa të z.Rama. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)