Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur një ekspozitë personale në Gjermani me emër “Nuk do plakem keq”.
I pari i ekzekutivit shqiptar, i gjendur në mes artit dhe politikës ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle”.
Rama ka foluar mes tjerash ka folur edhe për Kosovën, dhe rolin e SHBA-ve në rajon i cili ka thënë se
“Shtete Bashkuara të Amerikës kanë qenë të angazhuara dhe mbështetëse të Kosovës qysh në ditën një dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kosova nuk do të ishte çliruar dot nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të ishte dot shteti i pavarur që është sot. Kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh në ditën një mbështetëse të palëkundura të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri dhe qysh në ditën një Shqipëria ka qenë qartësisht e shprehur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, e majta dhe e djathta”
COMMENTS