Rama: Ushtria do të veprojë në gjithë territorin e Kosovës

Rama: Ushtria do të veprojë në gjithë territorin e Kosovës

Skandali i ri seksual me të mitur, arrestohet pjestari i FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se miratimi i projektligjeve për transformimin e kësaj force në ushtri është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës.

Ai ka theksuar se kompetencat e FSK-së do të jenë të njëjta me ato të ushtrive moderne të shteteve demokratike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’.

Rama ka bërë me dije se FSK-ja do ta ketë për mision mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, por edhe obligimet e tjera që dalin varësisht prej nevojave të shtetit dhe të qytetarëve.

Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se FSK-ja do të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dalluar jugun apo veriun.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka treguar se me mandatimin e ri FSK-ja do t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 rezervë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)