Të gjithë u çuditën kur kryeministri Edi Rama përjashtoi nga qeveria e dytë emra të njohur të PS si Kodheli, Beqja, Tahiri, Çuçi etj.
8 muaj pas krijimit të qeverisë re, Rama zbuloi sot, në asamblenë e përgjithshme të PS-së, arsyen e përjashtimit të ish-ministrave nga qeveria.
Duke kritikuar punën e drejtorëve politikë në qarqe, Rama kërcënoi ministrat e tij se nëse nuk e bëjnë punën që u takon do të shkarkohen. Duke theksuar që lëvizjet e mëdha në qeverinë e mëparshme të jenë një mësim i mirë për ministrat e sotëm.
“Përgjegjësia mblidhet tek udhëheqësit politik të qarqeve. Disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj nën sqetull, duhet t’i mbajnë.
Nëse nuk i mbajnë dot, mësimi i mëparshëm është shumë i qartë, do lënë bostanin e qeverisë dhe do të mbajnë bostanin e partisë”,- tha Rama duke zbuluar arsyen e mospërfshirjes ish-ministrave në qeverinë e dytë të tij. /albeu.com/
COMMENTS