Pronari i Restaurantit Marigona-J, Ramadan Krasniqi dhuroi pajisje (pajisje sportive për ekipin e të rinjëve të KF Arbërisë).
Në hapsirat e Stadiumit ‘’Sami Kelmendi’’ në Lipjan, donacionin e pranoi trajneri i të rinjëve të KF Arbërisë ku nëprmjet një postimi në Facebook klubi faleminderon Ramadanin për këtë donacion, njofton Ulpianapress.
Postimi i plotë i KF Arbërisë:
‘’Gjeneratat e reja të K.F.Arbëria po shpërblehen për djersen dhe kontributin që po dhurojn për K.F.Arbëria.
Pronari i Restaurant MarigonaJ , Ramadan Krasniqi i dhuroi këtyre gjeneratave ndresat me ngjyren e klubit dhe këtë ndihmes e sjelli vetëm e vetëm që K.F.Arbëria të ketë gjenerata të shëndosha dhe kontribuese për ekip.
Kryesia K.F.Arbëria falenderojn jashtëzakonisht shumë Ramadan Krasniqin pronarin e Restaurant MarigonaJ për këtë dhuratë që i sjelli gjenerates së re të klubit’’.
COMMENTS