Ramush Haradinaj i reagon Vladimir Putinit

Ramush Haradinaj i reagon Vladimir Putinit

Kryeministri Haradinaj pas takimin me Eliot Engel: Kosova përjetësisht me Amerikën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Pesidenti rus, Vladimir Putin në një deklaratë për mediat serbe kishte thënë se politikat e SHBA-së dhe aleatëve perëndimor janë faktorë destablizues në Ballkan.

Lidhur me këtë, kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sa më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe. 

Derisa ka shtuar se një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërtën e saj.

“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe. RH”, ka shkruar Haradinaj. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)