Rasim Hasani i LDK-së, merr vota sa një parti

Rasim Hasani i LDK-së, merr vota sa një parti

Lipjani së shpejti bëhet me qerdhe të re, ja ku do të ndërtohet ajo

Rasim Hasani, kandidat i LDK-së për Kuvend të Lipjanit, ka marrë reth 1 mijë vota, në zgjedhjet e të dielës, dhe ky numër kaq i madh i votave, Hasanit i jep epitetin e kuvendarit dukshëm më të votuar ndonjëherë në Komunën e Lipjanit.

Në bazë të dhënnave që ka gazeta, numrin më të madh të votave që ndonjë kuvendar kishte marrë deri në këto zgjedhje ishte 567, ndërsa me rreth 1 mijë vota të fituara, Hasani bëhet këshilltari rekordmen më i votuari ndonjëherë, e që zor është e besueshme se do të arrihet më nga nodnjë kandidat.
Edhe pse rezultatet nuk janë përfundimtare, dhe për numrin e votave të Hasanit, gazeta i ka siguruar nëpërmjet një burimi të saj, ato i konfirmon edhe vetë Hasani, në një prononcim të shkurtër për Ulpianapress.

“Edhe pse nuk i kemi të dhënat përfundimtare, si duket trendi është ky që ju po e përmendni. Tash mora informatën se ka kaluar shifrën prej 900 votave. Po flas me të dhënat që kemi në selinë e LDK-së”, ka thënë Hasani

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)