33% e femrave kanë tradhtuar së paku një herë gjatë jetës së tyre të përbashkët me partnerët, ndërsa që tradhtinë e kanë shijuar edhe rreth 48,5% e meshkujve, derisa 5% e tyre e kanë pranuar se do ta bënin një gjë të tillë sikur të mos zbulohej.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se më shumë se një e treta e femrave kanë tradhtuar gjatë një periudhe kohore, transmeton Telegrafi.
Rreth 12% e zonjave e kanë pranuar se kanë menduar për tradhtinë, por se kurrë nuk ia kanë dalë ta shndërrojnë në vepër.
Nga të gjithë afrodiziakët kjo mjaltë është shija më e ëmbël e romancës tuaj
Tradhtinë e tyre e kanë pranuar edhe rreth 48,5% e meshkujve, derisa 5% e tyre e kanë pranuar se do ta bënin një gjë të tillë sikur të mos zbulohej.
Sipas fjalëve të Lyn Fletcher, eksperte australiane për lidhje, femrave shumë më tepër tash u ofrohen mundësi për tradhti, në krahasim me kohën e kaluar. Një pjesë të gjatë të kohës së tyre e kalojnë në vendin e punës, ku kanë qasje ndaj internetit dhe rrjeteve shoqërore.
Më shumë se 90% e pjesëmarrësve në hulumtim kanë pohuar se anës tjetër kurrë nuk do t’ia falnin tradhtinë, edhe pse për një periudhë të pacaktuar kohore ishin pikërisht ata që kishin tradhtuar.
Rreth 40% e meshkujve besojnë se puthja e dhuruar një femre tjetër nuk përbën tradhti. Në anën tjetër, vetëm 15% e femrave mendojnë se puthja e një personi tjetër është e arsyeshme. /Telegrafi/
COMMENTS