Rasti i MTPT-së: Gjykata liron Limajn dhe bashkëpunëtorët për pikat kyçe të aktakuzës

Rasti i MTPT-së: Gjykata liron Limajn dhe bashkëpunëtorët për pikat kyçe të aktakuzës

ATK bën evidentimin e profesorëve univeristarë me dy vende të punës

Pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore, sot Gjykata në Prishtinë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në katër pikat e para të aktakuzës.

Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga katër pikat kyçe të aktakuzës.

Florim Zuka akuzohet për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, ndërkaq u lirua nga pika e pestë e akuzës.

Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015, e cilësoi të ngritur me urdhër politik. Aktualisht, Limaj është zëvendëskryeministër i Kosovës.

Limaj ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, gjatë kohës sa Limaj ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.

Në fjalën e tij përfundimtare, Fatmir Limaj, të mërkurën, tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit, në asnjë shkresë e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.

Gjithashtu, ai tha se i është bërë një gjyq publik dhe se njerëz dhe disa media nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)