Rinia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan iu bashkua aksionit ‘’Ta pastrojmë Kosovën’’, me qëllim të pastrimit të ambientit dhe sensibilizimit të qytetarëve për kujdes ndaj ambientit, për përkushtimin dhe kujdesin që ambienti të jetë i pëlqyeshëm për jetën e qytetarëve.
Në rrjetin e tyre social, Rinia Demokretike e Kosovës dega në Lipjan kanë shkruar se: “Me ne në këtë aksion u bashkuan edhe kryetarja e degës Znj.Selvije Halimi, zëvendësministri Z.Florent Hoxha, asambleisti nga radhët e PDK-së Z.Argjend Tasholli, antari i kryesis Z.Xhemail Aliu.
Ambienti i pastër është parakusht esencial i funksionimit të një Rinie të Shëndoshë ”, njofton Ulpianapress.
Këtij aksioni të vlerësuar “i jashtëzakonshëm”, iu bashkuan të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në nivel qendror e lokal si dhe qytetarëve të shumtë, mbi 100 mijë pjesëmarrës./Ulpianapress/
COMMENTS