Reagimi i ashpër i ish-kryetarit të VV-së së Lipjanit: Haram ju koftë vota ime dhe e familjes time

Reagimi i ashpër i ish-kryetarit të VV-së së Lipjanit: Haram ju koftë vota ime dhe e familjes time

Ky është asambleisti i LDK’së në Lipjan, që ka deklaruar miliona euro pasuri |DOKUMENT

Ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Jashari është shprehur i befasuar me vendimin e pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje për vazhdimin e ndarjes së mjeteve financiare për energjinë elektrike të shpenzuar nga qytetarët në veri të Kosovës.

Jashari, i cili ka qenë pjesë e strukturave të LVV-së në Lipjan, ka thënë se nuk do ta besonte kurrë vendimin e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, nga votat e shumicës parlamentare.

“Edhe këtë e pash! Pse vjen dita që Vetvendosja voton me ua pagu rrymën serbëve (11 milionë) kurr se kisha besu. Isha kanë gjendje kush e di me kënd mu kacafyt dhe këtë se kisha besu kurr”, ka thënë filimisht Jashari.

“Haram ju koftë vota ime e e familjes sime. Zoti ju dënoftë”, ka përfunduar ai.

COMMENTS