LDK ka reaguar ndaj akuzave që PDK i ka bërë kësaj partie, me pretendimin se simpatizantët e saj po grumbullohen nëpër disa qendra votimi duke bërë presion ndaj qytetarëve.
Duke i hedhur poshtë pretendimet e PDK-së, Shkëlzen Hajdini, shef i Shtabit Zgjedhor te LDK-se, ka thënë se për LDK-në është e rëndësishme që procesi po shkon në rregull, të cilën sipas tij e konfirmojnë edhe organizatat monitoruese, dhe jo shpifjet e PDK-së, për të cilat tha se nuk përbëjnë asgjë të re, sepse me to ajo është shërbyer përgjatë gjithë fushatës.
“Sipas informacioneve që i kemi nga njerëzit tanë që janë duke punuar si vëzhgues dhe komisionerë, gjithcka është duke shkuar në rregull. Poashtu edhe nga organizatat monitoruese, nuk kemi marrë ndonjë informacion për ndonjë keqpërdorim i cili dëmton procesin, edhe pse disa oponentë politikë, vazhdojnë me shpifjet. Megjithate, kjo nuk është dicka e re, ngase gjatë tanë fushatës zgjedhore kanë vazhduar kështu. Kjo ne nuk na shqetëson dhe nuk mirremi me këtë punë. Procesi është në rregull dhe dicka të rëndësishme që e dëmton procesin, nuk kemi të konstatojmë”, ka thënë Hajdini./Ulpianapress
COMMENTS