Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas refuzimit të ftesës nga Kuvendi i Serbisë.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se sot në ditën e Evropës, Serbia ka treguar fytyrën e saj të vërtetë.
Sipas saj, njoftimi për anulim iu bë me një shkresë aspak zyrtare, e që nuk i kontribuojnë paqes.
Ky është postimi i Osmanit pa ndërhyrje:
Ne diten e Evropes, Serbia tregon fytyren e vertete anti-evropiane
Sot edhe zyrtarisht jam njoftuar permes nje shkrese me gjuhe aspak diplomatike dhe zyrtare, per vendimin e Kuvendit te Serbise per te terhequr ftesen per pjesemarrje ne Konferencen e organizuar nga Kryetari i Komisionit per Intergrime Evropiane te Kuvendit te Serbise z. Nenad Canak.
Shteti i Serbise permes ketij vendimi tregoi se sa shume influencohet nga shovinistet dhe kriminelet e luftes si Vojislav Sheshelj. Ishin pikerisht provokimet e ketij te fundit te cilat sjellen destabilizim te raporteve edhe me shtetin e Kroacise javet e fundit.
Edhe pse ka hapur shumicen e kapitujve per anetaresim ne BE, Serbia tregon se mbetet nje shtet me vlera antievropiane dhe se gjithe te arriturat e saj drejt rruges integruese i ka fituar permes temave te Kosoves dhe jo per shkak te meritave dhe permbushjes se standardeve.
Veprime te tilla te Serbise se nuk i kontribuojne as paqes e as normalizimit te raporteve, e aq me pak rruges evropiane te Ballkanit Perendimor. /Indeksonline/
COMMENTS