Real Madridi është i gatshëm të përfshijë lojtarë në ofertën e tyre për lojtarin e Chelseat, Eden Hazard.
Onda Cero shkruan sot se madrilenët janë të gatshëm të heqin dorë prej dy lojtarëve për mesfushorin e ekipit londinez.
Los Blancos nënshkruan së fundi me shokun e Hazardit, Thibaut Courtois në një marrëveshje që peshoi 33 milionë euro së bashku me huazimin e Mateo Kovacicit.

Isco nuk po kalon mirë me Solarin!
Ky i fundit tashmë mund të ofrohet si lojtar i përhershëm i ekipit londinez, ku trajneri Maurizio Sarri llogaritë shumë në shërbimet e kroatit.
Por, në paketën për të siguruar lojtarin belg përfshihet edhe mesfushori spanjoll, Isco, i cili kohët e fundit ka humbur besimin e trajnerit Santiago Solari.

Real nuk e zëvendësoi Cristiano Ronaldon verën e kaluar pas lëvizjes së tij në Juventus, por Hazard do t’i përshtatej ekipit spanjoll, i cili po kalon nëpër një krizë këtë sezon në La Liga.
Ndryshe, kampionët e botës për klube gjithashtu janë të interesuar edhe për lojtarët e PSG-së, Kylian Mbappe si dhe Neymar. /Telegrafi/
COMMENTS