Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 132 milionë funteve të dërguar nga Chelsea për mesfushorin Marco Asensio.
Sipas “Don Balon”, presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez refuzoi ofertën e “Bluve”, të cilët u afruan me lojtarin gjatë këtij sezoni.
Asensio, i cili sivjet ka realizuar 10 gola dhe katër asistime për Madridin, ka ndalur ngritjen e formës me Zinedine Zidanen dhe 23-vjeçari po lufton për një vend në formacionin e madrilenëve.
Gazeta spanjolle raporton se Asensio është siguruar nga Perezi se ka një vend në ekip, ndërsa klubet tjera i ka paralajmëruar se mesfushori nuk është në shitje.
Spanjolli ka kontratë deri në vitin 2023.
© KOHA
COMMENTS