Regjisori lipjanas, Mala Hoti merr çmimin special në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “Life Safety International Film Festival”

Regjisori lipjanas, Mala Hoti merr çmimin special në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “Life Safety International Film Festival”

Kur qytetarët duronin në -20 gradë për të bërë homazhe për Rugovën

Regjisori lipjanas, Mala Hoti, ka fituar çmimin çmim special me filmin e tij të shkurtër “Never give up” në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “Life Safety International Film Festival” të mbajtur në Prishtinë.



Mala Hoti student nga “Shkolla e Aktrimit” Eureka Film në Lipjan ka fituar çmimin special “Arif Krasniqi” në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “Life Safety International Film Festival” në Prishtinë, ku në këtë Festival  në mesin e 721 filmave aplikues nga shumë vende të Botës arritën të shfaqen 40 nga të gjithë filmat aplikues!


“Life Safety International Film Festival” këtë vit mbajti edicionin e parë nga data 24 – 27 janar 2019 dhe ky festival mbahet për rritje të vetëdijësimit të vozitësve në komunikacion dhe i pranon filmat të cilët janë të xhiruar me telefona të menqur!./Ulpianapress


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)