Shpikësi britanik Richard Browning hyri në librin e rekordeve Guinness për shpejtësinë më të lartë të arritur me “jet ski”.
Burri që quhet “Njeriu i Hekurt i vërtetë” arriti shpejtësinë 51.5 km/h me kostumin që ka dizenjuar vetë dhe që kushton 40 000 stërlina.
Pas vendosjes së rekordit, ai u shpreh besimplotë që do e përmirësojë sërish këtë rekord.
Kostumi bën që të ngrihesh vertikalisht dhe kontrollohet me krahë, ndërsa një ekran i vogël në helmetë tregon konsumin e karburantit.
COMMENTS