Policia e Kosovës gjatë vitit 2018 ka inkasuar në buxhetin e shtetit 8,427,711.59 euro nga gjobat e shqiptuara apo 140 për qind më shumë krahasuar me vitin 2017.
Në një komunikatë të policisë thuhet që edhe pse numri i gjobave ka qenë shumë i lartë siguria në trafik ka mbetur e njëjta duke shkaktuar shumë humbje jetësh.
“Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prapë mbetet shqetësim i madh”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndërmarrë disa aktivitete dhe fushata vetëdijesuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënia e rripit të sigurisë, etj. Dhe përveç kësaj në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushëveprimin policor.
COMMENTS