Kërkimet e reja evidentojnë rolin qendror të sistemit imunitar: të përmirësohet stili i jetës dhe të mbahet nën kontroll stresi, sepse ndihet efekti në shëndet.
Tetori është muaji dedikuar parandalimit të kancerit të gjirit: në qendër të debatit të ditës është roli i sistemit imunitar, që zë një vend gjithmonë e më të rëndësishëm tek kërkimet shkencore.
Siç është diskutuar gjatë kongresit Ndërkombëtar të Padovas, faktorët e rrezikut që ndikojnë në mundësinë e të prekurit nga tumori janë të ndryshme. Stili i jetës dhe faktorët e lidhur me stresin përbëjnë një rëndësi në rritje që shkon përtej të ushqyerit duke përfshirë sistemin imunitar, funksionimi i të cilit është ende për një pjesë të madhe i panjohur por kërkimet janë duke u bërë.
Stili i të ushqyerit – Rritja e inflamacionit e karakterizuar nga çitokina rrit lëndueshmërinë në lidhje me sëmundjet tumorale dhe kardiovaskulare. Faktorët e riksut ndaj të cilave mund të reagojmë janë mbipesha, pa marrë parasysh gjendjet inflamatore, në lidhje të ngushtë me problemet e përballimit të dhimbjeve dhe depresionit. Duhet pakësuar konsumimi i mishit të kuq dhe sheqerit, që janë një pjesë e problemit sipas kërkimeve shkencore, transmeton Telegrafi.
Çfarë vendos në pjatë – Të hash jeshillëqe ndihmon? Po, por kujdes! Perimet dhe sallatat nuk janë imun ndaj rreziqeve, për shkak të hormoneve. Analizat e fundit kanë evidentuar që të thuash bio nuk mjafton. Me këto produkte çmimi mund të shkojë edhe dy-fish krahasuar me një produkt normal, megjithë etiketën, vlera ushqyese jo gjithmonë e justifikon. Duhet të evitohen ushqimet e gatshme.
Thjeshtësi natyrale – Kur bën pazarin është mirë të fusësh në kosh miellin, vajin, sheqerin (pa e ekzagjeruar sasinë), perimet, të kesh gjithçka duke i përzier dhe përgatitur në një meny shtëpie për çdo ditë, në vend që të marrësh ëmbëlsira ose ushqime gjysmë të përgatitura ose gati plotësisht, ku nuk mund të kontrollosh produktet e përdorura. Vaj, djathë dhe miell? Më mirë të jenë produkte vendi tek të cilat ke besim.
Cilësia e jetës – Neuroshkencat prej kohësh kanë evidentuar rolin negativ të stresit për shëndetin e njeriut. Kjo nuk do të thotë automatikisht që personi sëmuret, sepse ende sëmundje si tumori janë mister, megjithatë kur një keqgjendje zgjat, është mirë të reflektosh mbi jetën dhe rëndësinë e të ndjerit mirë. Nuk sëmuret vetëm trupi, por edhe mendja: kjo , është tashmë e provuar edhe në nivel shkencor. Ja pse është i rëndësishëm niveli i lumturisë dhe të nisësh të bësh pyetje jo thjesht për kortezi: “Si ndjehesh? Si je?”.
Kura të përditshme – Të kalosh orë të tëra jashtë shtëpisë, të punosh shumë dhe larg familjes, në atë mënyrë që të shtysh kohën e bërjes së fëmijëve sepse bën një jetë frentike, janë bërë pjesë e një stili jetese që në shoqërinë tonë, në 50 vitet e fundit, ka arritur nivele të papara ndonjëherë, shkruan revista class. Edhe pse dikur kushtet e jetesës ishin të rënda, në limitet e mbijetesës, sot përballemi me palumturinë.
Zakone të mira – Të kesh kurajon për të ndryshuar një situatë që të bën të vuash në nivelin familjar , në punë ose personal, është një ndjenjë çlirimi, energji e pastër, zhdërvjelltësi. Për shëndetin dhe stresin bën shumë mirë sporti: duhet bërë aktivitet fizik i rregullt, sidomos kur bëhet për qejf, ndihmon në shkarkesat e tensioneve. Përmes shkarkimit fiziologjik të emocioneve është e mundur rritja e endorfinës, serotoninës dhe dopaminës, në gjendje që të rrisin faktorin e mirëqenies vaskulare celebrale dhe duke ulur mundësinë e tumoreve deri në 38%.
Roli i sistemit imunitar – Studimet e fundit fokusohen dhe i japin rëndësi sistemit imunitar në raport me sëmundjen. Janë duke u zhvilluar kërkime për të zbuluar terapi të reja në lidhje me aktivizimin e imunitetit natyral kundër tumoreve. Në këtë mënyrë duke riedukuar sistemin imunitar, objektivi është të aktivizohen mbrojtjet natyrale të organizmit të shtypura nga qelizat kanceroze. Terapitë imuno onkologjike po duken efikase. Po bëhen eksperimente për kancerin në mushkëri, etj.
E ardhmja – Neuroshkencat po studiojnë rolin adoptiv të emocioneve dhe ndikimin e tyre në terma afatgjatë në sistemin imunitar. Kurrë si tani nuk është projektuar një mënyrë e re për të përballur vuajtjen, në ndihmë të të sëmurit duke e dëgjuar atë për gjithë ç’ndjen.
COMMENTS