Retkoceri, tejkalimi i planifikimit i të hyrave një e arritur që duhet të përshendetet

Retkoceri, tejkalimi i planifikimit i të hyrave një e arritur që duhet të përshendetet

Policia e anti-terrorizmit ka ndërmarrë një operacion në Lipjan

Selatin Retkoceri njeri ndër njohësit më të mirë të fushës së ekonomisë në Lipjanit ka përshendetur të arriturat e Komunës së Lipjanit.

Tejkalimi i planifikimit i të hyrave ishte një e arritur e Komunës së Lipjanit gjatë vitit që e lam pas, dhe ky sukses nuk ka mundur t’i ikë nga radari ish-kryetarit të VV-së së Lipjanit, Selatin Retkoceri, ndryshe njëri ndër njohësit më të mirë të fushës së ekonomisë në komunën e Lipjanit.

Në shënimin që kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti e kishte ditë më parë në rrjetin e tij social facebook, ku bëri të ditur lajmin që Komuna e Lipjanit ka tejkaluar të hyrat e planifikuara për vitin 2018-të, i menjëhershem ka qenë edhe reagimi i Retkocerit.

Ai nëpërmjet një komenti të tij , ka vlerësuar se të arriturat,  sikurse tejkalimi i planifimit i të hyrave në këtë rast,  duhet të përshendeten,  pa marrë parasysh subjektin dhe orientimin politik që kanë.

‘’Shembujt e mirë, gjithënjë kështu kur ka tejkalim të planit ne i përshendesim pa marrë parasyshë subjektin dhe orjentimin politik që kemi’’ , ka shkruar  Retkoceri në shënimin e  kryetarit Ahmeti./Ulpianapress.



COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)