Rexhep Selimi këndon me çifteli, duet me reperin e njohur

Rexhep Selimi këndon me çifteli, duet me reperin e njohur

Bukuroshja shqiptare pranon lidhjen: Jam në qiellin e shtatë

Një ditë më parë u mbajtën rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend. Obligimin e tyre qytetarë e kanë kryer edhe shumë artistë të njohur të estradës.

Një ndër ta është edhe reperi i njohur Gold AG i cili përveç se ka kryer obligimin e tij, ka shprehur haptas edhe kandidatin që ai mbështet.

Madje në mbrëmje reperi i njohur kishte festuar së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ku shihen duke kënduar së bashku këngën “Nëna Loke”.

Selimi madje shihet duke kënduar me çifteli.

Goldi më pas ka marrë edhe një dhuratë nga Selimi e që është flamuri i UÇK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes postimeve që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

“Dhuratë nga vëllau Rexhep Selimi, flamuri i UÇK-së. Do ta ruaj gjeneratë pas gjenerate”, kishte lënë mbishkrim Goldi.


Kujtojmë se “Medvgja”, është projekti i fundit i Goldit i publikuar pak javë më parë./Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)