Mandzukic ka shënuar që në minutën e dytë në “Bernabeu”, duke rihapur çështjen e kualifikimit mes Realit dhe Juventusit, ku ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 0-3 të Realit në Torino.
Edhe pse pa Dybala në fushën e lojës, Juventusi arriti të shënojë për 2 minuta, atë që nuk e bëri dot në Torino brenda 90 minutave.
Por në të 37-ën ka qenë sërish Mandzukic, që ka dyfishuar rezultatin në favor të bardhezinjve.
Tashmë, nëse italianët do të kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale do t’u duhet të shënojnë të paktën edhe një gol në pjesën e dytë, pa pësuar asnjë.
Tch
COMMENTS