Rikthimi në AAK i mbarë për Donika Kadaj, sot bashkë me kryeministrin në Majën e Lubotenit

Rikthimi në AAK i mbarë për Donika Kadaj, sot bashkë me kryeministrin në Majën e Lubotenit

Aksident i rëndë në Bujan të Lipjanit

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi njihet për qëndrimet e saj të ndryshueshme në politikë. Pas disa viteve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ajo vazhdoi angazhimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje por jo për kohë të gjatë, pasi sërish u kthye në AAK.

E siç duket kthimi në këtë parti po i ecën mirë, pasi Donika Kadaj Bujupi vazhdimisht është shumë aktive në angazhime të shumta politike dhe jashtë saj.

Bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, Kadaj-Bujupi ishte sot në një ekspeditë në Majën e njohur si e Lubotenit, transmeton Indeksonline.

Madje në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale i pranishëm shihet të ketë qenë edhe sekretari organizativ i partisë, Lulzim Leci.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)