Mauro Icardi do të rikthehet si një prej sulmuesve më të mirë në botë me Interin aty ku nisi gjithçka – në Camp Nou te Barcelona
Mauro Icardi ishte pjesë e akademisë së Barcelonës në deri në janar të vitit 2011.
Pasi nuk gjeti hapësirën e duhur te Barcelona, Icardi vendosi të bënte një hap të vështirë, duke u transferuar te Sampdoria në Serie A.
Ai aty shkëlqeu ku edhe siguroi transferimin te Interi.
Nëse për shumë kë mund të jetë emocional një rikthim në akademi, kështu nuk do të jetë për Icardin, së paku nga deklaratat e tij të mëparshme.
Në vitin 2013 ai deklaroi se nuk pendohet për largimin nga Barcelona.
“Nuk kam pendime për largimin nga Barcelona. Nëse një talent i ri dëshiron të ngritet, atëherë duhet të merren vendime të caktuara”.
“Atë kohë unë fola për këtë me babin dhe vendosëm që të kalojmë në Itali. Fatmirësisht gjërat shkuan mirë”.
“Tani po pres rastin për të kaluar te Interi dhe të bëhet zyrtar transferimi. Mezi pres që të filloj këtë aventurë të re në një fanellë kaq të rëndësishme”, u shpreh Icardi atë kohë për El blog de mario Gardia de la Santa.
Për Icardin mund të mos jetë emocional ritkhimi në Camp Nou, por shumë sfidues.
Ai do të ketë përballjen e tij të ashpër me Lionel Messin, njeriun që besohet se ka ndikuar te trajneri i Argjentinës për të mos e ftuar në kombëtare për Kampionatin Botëror.
Mediat argjentinase kanë lidhur ndikimin e Messit me vendimin e Sampaolit si të influencuar edhe nga Maradona, kur dihet se Maradona dhe Messi kanë kritikuar veprimin e Icardit ndaj shokut të tij Maxi Lopez, pasi rrëmbeu ish bashkëshorten e tij, Wanda Nara.
Një rikthim aspak emocional, por shumë sfidues ky për Icardin, te klubi ku nisi gjithçka dhe ku përfundoi ëndrra me kombëtaren për të fituar Kampionatin Botëror.
Një shikim sy më sy me Lionel Messin. /Telegrafi/
COMMENTS