Rinia e PDK-së së Lipjanit ndihmuan skamnorët me pako ushqimore

Rinia e PDK-së së Lipjanit ndihmuan skamnorët me pako ushqimore

RDK e Lipjanit mbajti mbledhje të rregullt me anëtarët e kryesisë

Rinia Demokratike e PDK-së së Lipjanit sot vizitoi familjet në nevojë në fshatrat Gadime, Sllovi, Banullë, Rubofc, Topliqan të Ri, Krojmir, Shalë, Dobrajë dhe Varigovc të Lipjanit, me ç’rast dhjetra familjeve u dhuroi pako ushqimore dhe higjienike për nder të festës së Fiter Bajramit.

Lajmin për ndihmën e bërë nga këta të rinjë të PDK-së e kanë bërë publike në faqen e tyre zyrtare duke ja bashkangjitur edhe fotot e aksionit me pako ushqimore, njofton Ulpianapress.

Postimi i plotë:

“Me rastin e festës së Fiter Bajramit Rinia Demokratike të Kosovës Dega në Lipjan ndihmon disa familjeve me gjëra ushqimore.

Kryesia e rinisë së PDK-së në Lipjan i prirë Kryetari z.Rinor Retkoceri ndihmuan me gjera ushqimore dhjetra familje nevojtare në disa fshatra të Komunës së Lipjanit. Në këtë aktivitet kemi përfshirë familjet të cilat kanë nevojë, e sidomos me rastin e festave të mëdha siq është muaji i shenjët i Ramazanit.

Kemi ndihmuar familje në Gadime, Sllovi, Banullë, Rubofc, Topliqan të Ri, Krojmir, Shalë, Dobrajë dhe Varigovc.
Me këtë rast duke uruar të gjithë besimtarëve festen e Fiter Bajramit me gjitha të mirat me mirësi dhe begati në familjet e juaja”./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)