KF Arbëria, përballjen me të dytin në tabelë Rininë, e ka kthyer në një seancë stërvitore, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:1, njofton Ulpianapress.
Pak sekonda pas fishkëllimës për fillimin e ndeshjes, i kanë mjaftuar Arbërisë, për të dhënë paralajmërimin, se nga stadiumi “Sami Kelmendi”,udhëtuesit do të ktheheshinnë shtëpi me një thes golash në portën e tyre.
Serinë e filloi H.Bytyqi në minutën e parë, për të vazhduar më pas me U.Statovcin në min e 12-të dhe të 30-të, derisa në pjesën e dytë realizuan edhe K.Bahtiri në min e 56-të, A.Llugiqi në min e 65-të, D.Salihu në min e 70-të. Serinë e golave e mbylli super sulmuesi që edhe realizoi het-trik në këtë ndeshje U.Statovci në min e 90-të./Ulpianapress/
Me këtë fitore KF Arbëria mbetet në pozitën e parë me 34 pikë.
KF Arbëria-Rinia 7:1 (3:0)
Stadiumi i qytetit në ‘’Sami Kelmendi;; në Lipjan
Arbitër: Gëzim Ibrahimi
Arbitra anësorë: Premtim Hyseni dhe Habib Murati
Delegat: Sabri Dermaku
Golashënues: H.Bytyqi 1′, U.Statvoci 12′-30’-90’, K.Bahtiri 72′, A.Llugiqi 65’ dhe D.Salihu 70’ (KF Arbëria)
E,Hoti 78’ (Rinia)
COMMENTS