E ashtuquajtura organizatë “Syri i Popullit” përmes një mesazhi elektronik të dërguar në adresë të mediave ka njoftuar se janë duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas njoftimit, “Syri i Popullit” ka bërë të ditur se me Lëvizjen Vetëvendosje jo vetëm që kanë bindje politike të njëjta, po edhe kauzë te përbashkët “për bashkimin e vëllezërve e motrave shqiptare të përhumbura gjithandej botës se civilizuar”.
Të kujtojmë se organizata “Syri i Popullit” përmes një komunikatë po ashtu dërguar mediave e kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit.
Aso kohe në komunikatë thuhej se organizata do të hakmerrej ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar në emër të luftërave çlirimtare. Për plagosjen e Azem Vllasit i paraburgosur është Murat Jashari, i cili dyshohet se ka shtënë në drejtim të avokatit kosovar në hyrje të banesës së tij.
Komunikata e plotë:
Organizata “Syri i Popullit” me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune.
Edhe pse Vetevendosje ka ba shume gabime, tu e lanë në mëshiren e shpirtshitunve edhe ideologun e saj, Sadri Ramabaja, qe pa drejte po mbahet ne burg, na i qendrojme prapa levizjes se Albin Kurtit dhe krahut te tij, sepse kurrenihere nuk i kane braktisur idealet patriotike. Organizata jone kombetare ban thirrje te bashkeveprimtaret e vet ne Levizjen Vetevendosje qe te mos dorezohen para shantazheve te atyne qe veq emnat i kane dardana e dukagjina, se veprimet gjithmon i kane pas qellimkqija per lëvizjen.
Na mbesim me shpresen se partia e zemres e gjithe shqiptarise nuk do dorezohet para atyne qe ne politike jane vetem per ta zhvatur popullin.
Zedhenesi i Organizates “Syri i Populit”
Shpati
COMMENTS