Rita Ora e Dua Lipa të mërzitura për vdekjen e Aviciit

Rita Ora e Dua Lipa të mërzitura për vdekjen e Aviciit

Kejvinën nuk e keni parë kurrë kështu!

Këngëtaret shqiptare, Rita Ora e Dua Lipa kanë reaguar pas vdekjes së DJ suedez, Avicii.

Të dyja janë shumë të mërzitura për vdekjen e 28 vjeçarit, me Rita Orën që shtatë muaj më parë kishte sjellë këngën “Lonely Together” me Aviciin, transmeton Koha.net. Tim Bergling, i njohur si Avicii ka vdekur sot në Oman.

“Jam pa fjalë. Më kujtohet se sa e mrekullueshme ishte të bënim ‘Lonely Together’ dhe ndjej sikur kemi folur dje. Ngushëllimet e mia familjes së Aviciit, miqve, dhe fansat e tij që e kanë mbështetur. Pushoftë në paqe, shkoi shmë herët. Jam e shkatërruar, zemërthyer”, ka shkruar Rita Ora në Twitter.

Edhe Dua Lipa është mërzitur për vdekjen e Aviciit dhe ka ngushëlluar të afërmit e tij.

“Shumë lajm i trishtueshëm të dëgjoj për vdekjen e Aviciit. Shumë i ri, dhe shumë herët. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe fansat e tij”, ka shkruar Lipa.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)