Rita Ora ‘kapet’ nga paparacët me të dashurin e ri në aeroport

Baby G bën shaka me këngën e Feros dhe Rinës!

Rita Ora tashmë është pothuajse çdo ditë pjesë e titujve të medieve rozë në mbarë botën.
Asaj i është bërë publike lidhja me të dashurin amerikan, Andrew Watt, lidhje kjo që doli në shesh vetëm pas komenteve në lidhje me një postim që Rita bëri me Conor McGregor, shkruan DailyMail.

Tashmë këngëtarja duket e lumtur përkrah të dashurit të ri dhe së fundi janë fotografuar në aeroportin Heathrow, të shtunën.

Pavarësisht se kishin humbur fluturimin, këngëtarja 27 vjeçe dhe i dashuri i saj muzikant, dukeshin se po kënqeshin në shoqëri të njëri-tjetrit, madje Rita gjatë gjithë kohës ka qenë e buzëqeshur, transmeton lajmi.net.

Çifti thuhet se janë lidhur që nga muaji tetor kur Rita ishte për një udhëtim në Romë dhe që prej atëherë deri tani ka arritur ta mbajë të fshehtë lidhjen me Andrew.

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)