Brooklyn Beckham, i biri i ish-futbollistit, David Beckham, është kokë e këmbë i dashuruar në bukuroshe Hana Cross.
Por, 19 vjeçari thuhet të ketë pasur një romancë të shkurtër me Rita Orën para se të jetë i qetë me ë dashurën aktuale.
Thuhet se këngëtarja e hitit “Let You Love Me” dhe Brooklyn u takuan për darkë në maj të vitit 2017.
Që prej asaj kohe dyshja u panë së bashku dorë për dore në The Electric në Perëndim të Londrës, e po ashtu kanë shkëmbyer puthje.

Sidoqoftë, sipas The Sun, nëna e Brooklyn, Victoria, e ka zënë çiftin duke flirtuar e duke i dërguar mesazhe romantike njëri-tjetrit, e ka vendosur që t’i japë fund asaj romance.
“Victoria i ka parë disa mesazhe që ata i kanë dërguar njëri-tjetrit. Ata nuk kanë dashur që i biri i tyre të keq orientohej dhe nuk kanë dashur që ta shohin duke festuar së bashku”.
“David dhe Victoria kërkuan që ata të mos takohen më dhe e bënë të qartë se nuk aprovojnë një lidhje të tillë”, u shpreh një burim për The Sun.

Sidoqoftë, edhe pse nuk e kanë vazhduar lidhjen e tyre, dyshja thuhet se kanë mbetur miq shumë të mirë.
“Rita është e lumtur që të jetë vetëm shok me Brooklyn dhe gjithmonë ka qenë e sjellshme duke e ditur se ata janë edhe fqinj”, tha një burim tjetër për Metro.

HBrooklyn duket ta ketë harruar tashmë Ritën dhe e ka lënë prapa, pasi tashmë ai është i dashuruar në Hana Cross.
E kësaj radhe duket se Victoria Beckham është dakord me një lidhje të tillë. /Telegrafi/
COMMENTS