Tash e sa kohë, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora është imazh i markës së të brendshmeve “Tezenis”.
Ajo ka realizuar kampanjën e re në të cilën erdhi joshëse si çdo herë
Në këtë kampanjë, Rita sjell edhe diçka tjetër të saj dhe që është kënga e saj ‘Your Song’ nën ritmet e së cilës reklamon koleksionin e ri të ‘Tezenis’, shkruan lajmi.net.
“Shumë e entuziazmuar që kisha mundësinë të përfshijë muzikën time së bashku me punën me familjen e mahnitshme @tezenisofficial !!! Faleminderit për ekipin që gjithmonë ndanë këto momente me mua❤️??”, ka shkruar Rita mbi videon reklamuese që e shpërndau në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita është kënga ‘Anywhere’ të cilën e publikoi një javë më parë, kjo këngë po pritet mirë duke marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube dhe vazhdon që qëndrojë e dyta në iTunes.
COMMENTS