Rita Ora promovon turneun e koncerteve me video provokuese

Rita Ora promovon turneun e koncerteve me video provokuese

Leonora emocionuese uron në uniformë të UÇK-së: “Babi, Kosova po bëhet me ushtri të re”

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë muaj më parë kishte krijuar një atmosferë fantastike në Prishtinë, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja tani po vazhdon me projekte të reja dhe koncerte anembanë globit pas sukseseve të njëpasnjëshme me këngë të reja.

Ajo së fundi ka paralajmëruar një turne në kontinentin evropian duke filluar në Skoci për të vazhduar në Angli, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Francë dhe për të përfunduar në Danimarkë.

Por, për të promovuar këtë turne Ora ka filluar xhirimin e një video reklamuese teksa shihet tejet joshëse dhe seksi.

“Po vijë në qytetin tuaj më të afërt. Girl Tour”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, bukuroshja jonë është duke punuar në projekte të tjera muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)