Kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani ka bërë homazhe sot pranë varrit të dëshmorit të kombit Ibrahim Krasniqi.
Me këtë rast, Rizani tha se banorët e Smallushes e mirëpritën ekipin e tyre, ndërkaq pranuan falënderime dhe mirënjohje për prezencën e tyre edhe në shënimin e ditës së shkollës së fshatit e cila mbanë emrin e dëshmorit “Ibrahim Krasniqi”.
Shënimi i plotë i kryetarit Rizani:
Të nderuar qytetar, së bashku me Xhemajlin bashkëveprimtarin e Ibrahimit Krasniqit dhe me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, sot në shenjë nderimi kemi vendosur kurora lulesh pranë lapidarit dhe varrit të dëshmorit Ibrahim Krasniqi.
Qytetarët e Smallushes e mirëpritën ekipin tonë, ndërkaq pranuam falënderime dhe mirënjohje për prezencën tonë edhe në shënimin e ditës së shkollës së fshatit e cila mbanë emrin e dëshmorit “Ibrahim Krasniqi”.
Duke e pasur gjithmonë këtë në mendje, ne sot duhet të marrim forcë, të jemi më të organizuar, më të përkushtuar, duke kapërcyer çdo vështirësi.
Urojmë të gjithë nxënësit e kësaj shkolle që ta ndjekin rrugën të cilën ua mësojnë mësimdhënësit dhe akademikët e kësaj shkolle.
Lavdi Dëshmorit Ibrahim Krasniqi!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
COMMENTS