Rizani mbjell pemën dhe sfidon kryetarët

Rizani mbjell pemën dhe sfidon kryetarët

“Free Wi-Fi” tashmë edhe në Lipjan

Kryetari i PDK-së së Lipjanit i është përgjigjur ftesës së gazetarit Granit Duriqit në përkrahje të fushatës “Mbjellë një pemë”.

Rizani në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se ka zgjedhur për të mbjellë një fidan në parkun “Ismet Asllani”, njofton Ulpianapress.

Ai tha se i’u bashkua sfidës “Mbill një pemë”, me ç’rast mbolli një fidan në mbështetje të kauzës së shtimit të gjelbërimit.

“Në mbështetje të kauzës së shtimit të gjelbërimit në Kosovë, sot edhe unë i’u bashkova sfidës “Mbill një pemë”, me ç’rast mbolla një fidan në Lipjan”.

Ai po ashtu në përkrahje të kësaj fushate ka zgjedhur të sfidoj liderët e degëve të PDK-së, Rrahman Jakupin, Rrahim Ternavën, Arton Smailin si dhe zv.ministrin Florent Hoxha.

“Për të vazhduar sfidën “Mbill një pemë”, sfidoj: Kryetarin e PDK-së dega në Shtime z.Rrahman Jakupi, Kryetarin e PDK-së dega në Fushë Kosovë z.Rrahim Ternava, Kryetarin e PDK-së dega Graçanicë z.Arton Smaili dhe Zv.ministrin z.Florent Hoxha”.

Shënimi i plotë i Rizanit:

Në mbështetje të kauzës së shtimit të gjelbërimit në Kosovë, sot edhe unë i’u bashkova sfidës “Mbill një pemë”, me ç’rast mbolla një fidan në Lipjan.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Dega e saj në Lipjan, mbështesin fuqishëm mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në Kosovë.

Për të vazhduar sfidën “Mbill një pemë”, sfidoj: Kryetarin e PDK-së dega në Shtime z.Rrahman Jakupi, Kryetarin e PDK-së dega në Fushë Kosovë z.Rrahim Ternava, Kryetarin e PDK-së dega Graçanicë z.Arton Smaili dhe Zv.ministrin z.Florent Hoxha.

Inkurajojë të gjithë qytetarët e Lipjanit që të kontribuojnë në mbjellje dhe shtim të sipërfaqeve të gjelbra, pasi ato ruajnë shëndetin tonë dhe zbukurojnë mjedisin që na rrethon.
I juaji,
Hyzer Rizani“.

Ndryshe, Donjeta Gashi, ish-gazetare dhe tani këshilltare e Kryeministrit, e ka nisur sfidën “Mbjelle një peme”, të cilës i janë përgjigjur shumë persona./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)