Kryetari i degës së PDK-së, Hyzer Rizani ka marrë pjesë në ditën e shkollës “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë.
Rizani u shpreh i lumtur që ishte pjesë e kësaj ngjarje.
“Sot, me ftesë të Drejtorisë së shkollës me kënaqësi të madhe mora pjesë në ditën e shkollës “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë.
U takova me drejtorin e shkollës, mësimdhënës, nxënës e prindër të nxënësve dhe të tjerë pjesëmarrës. Ishte kënaqësi të jem pjesë e këtij eventi duke ditur që fshati Shalë ka dhënë shumë për Kosovën shtet dhe të pavarur.
Shkollës dhe gjitha shkollave tjera i dëshiroj sukses në procesin edukativo arsimor dhe rrugëtimin për përgaditjen e të rinjëve për jetë dhe punë.
Uroj qytetaret për vënjen e gurthemelit të sallës sportive në shkollën “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë”.
COMMENTS