Ronaldo kërcënon me padi televizionin që raportoi se Georgina i ka braktisur babanë dhe gjyshen e sëmurë

Ronaldo kërcënon me padi televizionin që raportoi se Georgina i ka braktisur babanë dhe gjyshen e sëmurë

Baby G filmohet me shuma të mëdha parash në duar

Cristiano Ronaldo e ka kërcënuar transmetuesin Mediaset se do të ngrejë padi në lidhje me një emision televiziv për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez – raporton portali spanjoll, Informalia.

Emisioni për të famshmit, Salvame që transmetohet në kanalin Telecinco të Mediaset, ditë më parë kishte publikuar një fragment, ku thoshte se Georgina e ka braktisur familjen e saj prej se është lidhur me yllin e Juventusit.

Më tej thuhej, se ajo i ka prishur marrëdhëniet me babanë e saj në Argjentinë dhe gjyshen që jeton në Lorca të Spanjës.

Ndërsa, sipas asaj që thuhej në emision, edhe babai edhe gjyshja e Georginas janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari i Salvame, Sergi Ferre, pohonte se gjyshja e saj ishte ndier e braktisur, duke qenë se ka bërë rolin e nënës për Georginan, ndërsa 82-vjeçarja është shumë e sëmurë dhe jeton në një strehimore në Lorca, qëkur tërmeti e kishte goditur qytetin spanjoll në vitin 2011.

Në ndërkohë, sipas të njëjtit emision, babai i Rodriguez është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Argjentina, pasi ka pësuar goditje në tru.

Ronaldo është ndier i ofenduar nga ky raportim saqë ka kërkuar nga avokatët e tij që t’i dërgojnë një letër kërcënuese Mediasetit se do të ndërmarrë hapa ligjorë nëse ndodh ndonjë raportim tjetër për këtë çështje.

Informalia raporton se edhe Mediaset e ka marrë shumë seriozisht kërcënimin dhe ka kërkuar nga gazetarët që të mos hetojnë më shumë në lidhje me Georginan dhe familjen e saj. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)