Ronaldo nuk shënoi as sot, ja çfarë thotë Allegri

Ronaldo nuk shënoi as sot, ja çfarë thotë Allegri

Revolucion te Milani, Gattuso me valixhe në duar, vjen Conte!

Të gjithë presin golat e Cristiano Ronaldos, por portugezi vazhdon të mos gjejë rrjetën me Juventusin. Sigurisht, është ende herët për të folur për krizë, por me sa duket ai e ka kuptuar se në Itali e për më tepër në radhët e Juventusit, do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësirat me të cilat përballej në kampionatin spanjoll.

Këtë mendim e përforcoi edhe trajneri Massimilano Allegri pas fitores së sotme kundër Lazios, ku portugezi përsëri nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

“Cristiano është prej 15 ditësh me ne. Ai është inteligjent dhe e kupton që futbolli italian është ndryshe nga ai spanjoll. Sot ka luajtur mirë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse të gjithë presin golin prej tij. Jam i lumtur se si po integrohet në ekip, pasi është një djalosh shumë i përulur”, deklaroi Allegri.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)