Ronaldo shpërthen në zhveshtore për formën e dobët të Realit

Ronaldo shpërthen në zhveshtore për formën e dobët të Realit

Liverpool, mediat lëvdojnë Shaqirin: “Gabim që mungoi në Beograd”

Real Madrid është befasia më e madhe e këtij sezoni në La Liga, ku kampionët që në muajin nëntor kanë mbetur 10 pikë larg Barcelonës në renditjen tabelare.

Për fillim sezon që kërkohet të harrohet sa më parë, Cristiano Ronaldo nuk e fajëson veten, por trajnerin Zinedine Zidane dhe shokët e skuadrës.

Portugezi ka shënuar vetëm një gol pas 12 ndeshjeve në La Liga.

‘Diaro Gol’, një media spanjolle raporton se pas barazimi 0-0 me Atletico Madridin në udhëtim, ka pasur tensione në dhomat e zhveshjes së Real Madrid.

Ishte Cristiano Ronaldo nismëtar i kësaj grindje, me shumë akuza për Modricin, Isco dhe Asension.
“Unë jap gjithçka në fushë dhe jam lojtari i fundit që duhet fajësuar për këtë. Ju nuk më furnizoni mjaftueshëm me topa”, u ka thënë Ronaldo shokëve të skuadrës, përcjell lajmi.net.

Ronaldo këtë sezon ka bërë 55 goditje në drejtim të portës, duke shënuar vetëm një herë.

Ai tutje ka fajësuar edhe trajnerin Zinedine Zidane, që largoi nga skuadra Alvaro Moratan, James Rodriguez dhe Pepen në afatin kalimtar veror, dhe nuk solli zëvendësim të duhur për këta futbollist, duke u mashtruar me lojtarët e rinj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)