Gjatë kohës kur luante me Manchester United në Premier League, Cristiano Ronaldo kishte të bënte me disa prej mbrojtësve më të mirë në futbollin evropian.
John Terry mund të vijë në mendje, apo ndoshta ish bashkëlojtarët e tij si Vidic e Ferdinand. Mirëpo, në një intervistë tash së fundmi me El Chiringuito TV, Ronaldo ka zbuluar se Ashley Cole ishte një mbrojtës mjaft i fortë.
Në fakt, ai ishte kundërshtari më i ndërlikuar që 33-vjecari është përballur në karrierën e tij 16-vjecare, transmeton IndeksOnline.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ka shprehur admirimin e tij për aftësitë mbrojtëse të Ashley Cole.
Duke folur për ‘Coach Magazine’ një vit më parë, ai tha:
“Gjatë viteve unë kisha disa duele të forta me Ashley Cole, ai nuk të linte një sekondë për të marrë frymë. Ai ishte një lojtar i tillë, i fortë, kur ishte në kulmin e tij, i shpejtë, i ashpër në ndërhyrje. E dije që me të nuk do të ishte mjaft lehtë” , kishte deklaruar Ronaldo.
Është e drejtë të thuhet se ish-mbrojtësi i Arsenalit, ishte ndër të rrallët që e mbante Ronaldon mjaft mirë në shumicën e rasteve, por vlen të theksohet një ndeshje në ‘Old Trafford’ kur Ronaldo e turpëron paska mbrojtësin anglez.
COMMENTS