Është një Valentino Rossi shumë i përkushtuar që shihet në konferencën për shtyp në prag të garës në Termas Rio Hondo, në Argjentinë, ku do të zhvillohet gara e dytë e botërorit të Moto GP. “Dje, në aeroport pata një mikpritje jashtëzakonisht të ngrohtë. Kishte njerëz që më puthnin duart. U ndjeva si Maradona,” ka thënë “Doktori” duke qeshur.“Në letër duhet të jemi kompetitiv në këtë pistë. Në vitet e fundit kemi qenë gjithmonë të shpejtë në Argjentinë. Sigurisht që duhet të verifikojmë atë që ndodh në pistë, por mund të kujtoj se vjet patëm këtu fundjavën më të mirë të vitit”, ka shtuar Rossi.
Ai ka folur edhe për një debutues, Morbidellin. “Besoj shumë tek ai. E kam parë duke u rritur. Ka numrat dhe talentin e duhur për të fituar në Moto GP. I duhet edhe pak që të mësojë dhe më pas i takon atij të tregojë atë që vlen”, ka përfunduar Valentino Rossi.
COMMENTS