Rrahje masive në Lipjan, arrestohen 6 persona

Rrahje masive në Lipjan, arrestohen 6 persona

Kryetari Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Këshillit të Europes nga programi për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komuniteteve Rom dhe Ashkali

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24- orësh ka njoftuar për një pjesëmarrje në rrahje që ka ndodhur dje në Lipjan, saktësisht në orën 15:38, me ç’rast janë arrestuar gjashtë të dyshuar.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj k-shqiptarë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur ndërmjet vete. Tre nga të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport, përcjell Indeksonline.

Ndërkaq, thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen me procedurë të rregullt.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)