Rrahje në Lipjan: Dy persona dërgohen në gjendje të rëndë në QKUK

Rrahje në Lipjan: Dy persona dërgohen në gjendje të rëndë në QKUK

Rrëfimi i ‘Burdushit’ për akuzën për mashtrim

Mosmarrëveshjet e konfliktet verbale mes qytetarëve shpesh herë përfundojnë me të shara e ofendime mes njëri-tjetrit. E në shumë raste ata eskalojnë duke shpërthyer në dhunë fizike e duke u rrahur mes vete.

Në një rrahje janë përfshirë edhe mbrëmë dy persona në fshatin Vershevc të Lipjanit, ku si pasojë një person ka marrë lëndime të rënda trupore.

Burimet e Gazetës brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan kanë bërë me dije se dy persona janë dërguar atje për ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ia kanë shkaktuar njëri-tjetrit me anë të goditjeve.

Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, pas dhënies së ndihmës së parë ata janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion policor viktimën dhe të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 36-vjeçari i dyshuar të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. /Botapress.info/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)