Rrëfehet shoqëruesi i Imri Ahmetit: Si është t’i shërbesh kryetarit për 17 vjet

Rrëfehet shoqëruesi i Imri Ahmetit: Si është t’i shërbesh kryetarit për 17 vjet

Ulpiana ‘godet’ me transfer nga jashtë

Mentor Vishesella është njeriu që i qëndroi afër Kryetarit Imri Ahmeti, tash e 17 vite. I ka rezistuar tundimit të ofertave të ndryshme që i ishin ofruar. Besnikërinë ndaj Imri Ahmetit dhe LDK-së, nuk ia theu as fakti që Vishesella ishte si shumë i ri ushtar i UÇK-së, as paratë e majme, siç thotë ai, me kofer që i’u ofruan, as presioni ndaj familjarëve të tij, as kërcënimet dhe shantazhet nga shokët e luftës. Me pretendimin, se ky po shkonte me një person që është udbash, qe ishte kundër UÇK-së. Mirëpo, se e kishte mirë, ai thotë se u bind, kur Imri Ahmeti u zgjodh Kryeshef i Ekzekutivit. Sipas tij, Ahmeti është njeri, që i don vlerat e luftës. Dhe për këtë si dëshmi, ai permend një rast, kur Imri Ahmeti, dy ditë para së të shkarkohej nga posti i Kryeshefit te Ekzekutivit të Lipjanit, i ishte drejtuar me kërkesë Kuvendit te Lipjanit, që të ndahen 20 mijë euro, për varrezat e dëshmorëve në Ribar të Vogël.Kërkesë të cilën Kuvendi e aprovoi.

Sa herë që del ne publik Kryetari i Lipjanit, asnjëher nuk u pa i vetëm. Imri Ahmeti, nuk lëvizi asnjëher tash e 17 vite pa praninë e shoqëruesit të tij Mentor Vishesella.

Vishesella rrëfen përvojën e tij 15 vjeçare si shoqërues i Kryetarit të LDK-së së Lipjanit, njëherit kryetar i Lipjanit tash e 9-të vite, Imri Ahmeti.

Besnkërinë ndaj kryetarit Ahmeti, nuk i’a vunë në dyshim as kërcnimit e as ofertat me para.

Sot në “Upianapress”, ai zbulon një sekret dhe thotë se gjatë fushatës zgjedhore të 2013-tës, në byfenë e RTK-së, në prani të kandidatëve për kryetar të Lipjanit si dhe redaktorit Ridvan Berisha, ai kishte vënë bast pasurinë e tij me Shukri Bujën, që rezutati përfundimtar i zgjedhjeve të 2013-tës, Imri Ahmetin do ta shpallte fitues.

‘’Në zgjedhjet e 2013-tës në byfenë e e RTK-së , para se t’ia fillojë debati, aty ishin prezentë, Ridvan Berisha, redakator, Imri Ahmeti kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e LDK-së Shukri Buja i PDK-së, Fitim Selim nga IQL, Basri Demiri nga AKR-ja si dhe Rabit Konjufca prej VV-së. Më ka provokuar Shukri Buja në formë të shakasë, dhe përgjigjja ime ishte: në rast se ti shpallesh fitues i këtyre zgjedhjeve, unë ta fali krejt pasurinë që e kam, që vlera e kapitalin tim kapte shumën prej 70 mijë euro. Në këtë ofri basti Shukri Buja u ngrit në këmbë dhe më tha të vejmë bast. Ne i shtërnguam duart dhe prerjen e bastit e bëri Ridvan Berisha. Për këtë bast Shukri Buja i kishte njohtuar disa banorë të Rufcit, njëri nga të cilët ishte Isuf Kelmendi, dhe i cili ato që i kishte thënë Shukri Buja kishte përcjellur në familjen time. Ndërsa fjalët e Shukri Bujës drejtuar disa banorëve të Rufcit ishin: ‘’Mos u merrni me Mentor Vishesellën sepse mirrem unë me të dhe do t’ia marrë pasurinë e tij nëse nuk tërhiqet prej bastit’’, nis rrëfimin e tij, Vishesella. Dhe këtë bast. Shukri Buja e kishte humbur,sepse ishte mposhtur nga Imri Ahmeti, mirëpo, sipas Vishesellës, megjithëse kërkesa ishte e tij për të vënë bast,ai kurrë nuk e kishte mbajtur premtimin.

Aq ka rrëfime në magjen e truve të Mentor Vishesellës, per 17 vjet sa i qëndroi afër kryetarit aktual te Lipjanit Imri Ahmeti, sa po te shumëzoheshin gjithë këto vite me ditët sa numëron një vit, do të ishte pak, për ti përmbledhur të gjitha. Mirëpo, do t’i shkoqisim disa prej tyre, të cilat gazeta konsideron se janë më me interes për lexuesin.

Arsyeja kryesore për këtë besnikëri ndaj Imri Ametit, të nxjerrura nga goja e vete Visheselles, është se ai konsideron, se kryetari aktual i Lipjanit, është patriot dhe person që ia don të mirën, jo vetëm vendit, por edhe çdo personi, i cfarëdo partie qoftë ai. Madje. edhe atyre që për një kohë të gjatë e konsideruan dhe propaguan se ai është tradhëtar.

“ Pse unë i qëndrojë besnik Imriut,është fakti se, sic thuhet ne popull,ai rrjedhë prej nje familje që ka themel. Familje,në dac atdhetare, që të parët e tyre ishin ballista. Është një njeri që nuk premton, por vepron. Të mirat që ai i ka sjellur Lipjanit, qytetarët i prekin përditë. Ajo që mu më bënë të ndjehem më së miri, është vendosja e shtatores së Komandantit Adem Jashari dhe Ismet Asllanit. Për këtë arsye e cmoj Imri Ahmetin. Sepse, kur unë isha nxënës në shkollën fillore, Ismet Asllani e furnizonte shkollen me dru, me thëngjill dhe të gjitha. Mësuesit ia ka mbajtur poashtu. Aq më parë që isha shok me djemtë e Ismetit Albanin dhe Valonin. Ani pse këta dy, në njëfarë mënyrë kanë qenë kundërshtarët e mi politikë.Mirëpo unë kurrë nuk iu kisha larguar atyre. I kisha rivalë të përbetuar politikë, por i doja, sepse e dija se ishin të mashtruar. Mirëpo në vitin 2015, para se të përurohej shtatorja e Ismet Asllanit, unë pata biseduar me kryetarin Imri ahmeti, dhe i kërkova që dikun në Lipjan të vendosej emri i heroit Ismet Asllanit. Mirëpo, Kreytari Ahmeti, shkoi përtëj imagjinatës time dhe i ngriti shtatoren. Kur kam biseduar me familjen Asllani, për ta kjo ishte imagjinatë. Po vie një person, kunër të cilit ishin poziconuar gjithmonë, dhe kundër të cilit gjithmonë kishin votuar , dhe ai po e kryen këtë punë? Kjo ishe për ta e pabesueshme. Kryetari nuk e ka bërë këtë për vota, por e ka bërë përë kontributin e dhënë të kësaj familje dhe Ismetit personalisht”, rrëfen Vishesella.

Një rast tjetër të cilin Vishesella e përmend, dhe në të cilin mund të eskalonte situata, janë zgjedhjet e vitit 2013. “Në SHFMU “Ismajl Luma” të Lipjanit ishte një drëjtor shkolle, thuajse i dhunshëm, që vinte nga PDK, edhe ishte problem të ishe koordinator i vëzhguesve dhe kryesuesve. 15 minuta para se të mbylleshi kutitë e votimit, kanë ardhur një grup prej 25 ish-shokëve të luftës, dhe me kanë bo problem. Këtu ishte shumë rrezik për të eskaluar situata, sepse unë mendova se ata do të hynin për të vjedhur vota.Edhe jam ballafaquar me ta, por falë Zotit, policisë dhe Prokurorit, ka hy vetëm Lulzim Buja dhe ka votuar i vetëm” thotë Vishesella.

Ai vazhdon tutje, duke thënë se kurrë nuk do ta braktisë Imri Ahmetin. Dhe për këtë jep arsyet e veta.

“Nuk ka pare, që mund të ma thejë mendimin tim. Sepse paraja bëhet, mirëpo dashuria shpirtërore dhe besimi nuk blehen me para. Përkundër këtyre, unë e kam problem që të pranoj pare edhe prej familjes time. Sepse nuk ka pare që e paguan prindin tim e që do t’a ndante prej LDK-së, ose xhaxhallarët e mi. Aq më parë, kur në vitin 2000, ne kemi dalë para tytave për ta mbrojtur një fotografi të Ibrahim Rugovës në Sheshin “Adem Jashari”. Dhe unë, për aq kohë sa do t’i duhem Imri Ahmetit, do ti shërbejë 24 orë. Në atë moment që nuk i duhna Imri Ahmetit, atëhere unë lirohem prej kësaj detyre dhe e vazhdoj jetën private”, thotë Vishesellla. Një rast që shkon përtej imagjinatës njerëzore dhe që dëshmon fanatizmin partiak që mbretëronte në Kosovë, është ai e një banori të Magures, i cili sipas Vishesellës, ishte ish-pjesëtar i UCK-së dhe aq militant i PDK-së, sa nuk piu ujë për dy muaj rresht nga ujësjellësi, vetëm pse ate e kishte lëshuar në qarkullim Kryetari Imri Ahmeti. Ai, sipas Vishesellës, barte ujë me bidonë, prej fshatit Rreze për nevoja të familjes, vetëm për mos ta përdorte ujin nga ujësjellëisi.

”Ndërsa i njejti person, që kishte vepruar kështu, e që ma rrëfeu me gojë të vetë këtë storie, në vitin 2017, jo si LDK, por si Imri Ahmeti, ndoshta ka vrapuar më shumë se unë për të qëndruar Ahmeti në pushtet. Sepse të gjitha premtimet qe i ka dhënë Ahmeti, i ka realizuar. Dhe ai për këtë ishte bindur”, ka përfunduar Vishesella./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)