Rrëfimi i Arbenita Arifit, Presidenti Thaçi fali vrasësin e babait të saj

Rrëfimi i Arbenita Arifit, Presidenti Thaçi fali vrasësin e babait të saj

PDK pajtohet me qëndrimin e Isa Mustafës për dialogun

Tetë vjet më parë, ajo mbeti pa babain e saj. Ishte vetëm 16 vjeçe, kur mori lajmin për vdekjen e tij.
Nuk vdiq nga sëmundja, jetën i’a morri “njeriu”.

Mes lotësh ajo tregon tmerrin e asaj kohe. Në atë kohë, vrasësit të babait të saj, i’u shqiptua dënimi me 13 vjet e 6 muaj burg.

Vajza e të ndjerit, me shumë pikëllim, tregon momentin se si familja e saj kishin bërë ankesë për t’i zgjatur dënimin e dorasit, i cili e la atë në moshë të re, së bashku me motrën dhe dy vëllezërit e saj, pa baba.

Dhimbja familjes Arifi iu shtua edhe më tepër, kur me 11 prill të këtij viti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte shpallur dekret për faljen e 14 të dënuarve , ku në mesin e tyre ishte edhe Ruzhdi Misini, dorasi i babait të Arbenita Arifit.

Edhe pas ankesave, Arifi tregon se asnjëherë nuk u morën parasysh . Madje familja e saj as që janë njoftuar për këtë vendim.

Pas vdekjes së babait të saj, ajo ishte detyruar të ndërpres edhe shkollimin dhe të punoj.

Ajo ka vazhduar edhe profesionin e babait të saj, si kuzhiniere.
Por, ajo që e brengos Arbenitën, janë provokimet e shpeshta të familjes së Ruzhdi Misinit.

Ligji për Amnisti tregon se kush përjashtohet nga falja e dënimit.
Si pasojë e dhimbjes së përjetuar, Arbenita Arifi tregon se tash e sa kohë është në depresion.Në gjendje të njëjtë është edhe motra e nëna e saj.
Edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, që nga ajo kohë ajo thotë se nuk kanë gjetur asnjëherë përkrahje.

RRËFIMI PËR VRASJEN QË U FAL NGA PRESIDENTI THAÇI

Rrëfimi i Arbenita Arifit Presidenti Thaçi fali vrasësin e babait të saj Realizoi gazetarja: Shqipe Pajaziti

Posted by Gazeta 'Tribuna' on 14.04.2018

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)