Rrëfimi i burrit që jeton me tre gra dhe ka 10 fëmijë

Rrëfimi i burrit që jeton me tre gra dhe ka 10 fëmijë

Horoskopi ditor, e diel 15 Korrik 2018

Ai quhet Ivan Sukhov, 34 vjeç, dhe jeton bashkë me 3 gratë e tij në Vladimir të Rusisë.

Ligji në Rusi nuk e lejon martesën me më shumë se një partner, ndaj dy prej grave qëndrojnë të martuara me mirëkuptim të ndërsjellë.

Ivani për 11 vjet ka qenë martuar vetëm me Natalian, gruan e parë dhe kishte shprehur dëshirën e të pasurit një familje te madhe dhe shumë fëmijë.

Natalia, e cila punon si infermiere, nuk e kishte pëlqyer idenë, por duke parë që i shoqi këmbëngulte, nisi të ndryshojë mendje.

Sipas grave, Ivani tregohet i drejtë dhe i fton të gjitha me radhë. Megjithatë, nëse ndonjëra e bezdis duke i hapur probleme, ai e ndëshkon duke mos e ftuar për një muaj.

Secila nga gratë, ashtu si dhe Ivani, janë të punësuara. Në shtëpi futen katër rroga, ndaj fëmijëve s’u mungon gjë.

Gjashtë nga fëmijët janë të Natalias, dhe tre të tjerë i ka me gruan e dytë, Anën, e cila është sërish shtatzënë me fëmijën e 10’të.

Kohët e fundit Ivani mori dhe gruan e tretë, Madinën. Madina është Myslimane, por Ivani vetë është ortodoks.

Familja jeton në një apartament 2+1, por Ivani do ta shesë e do të blejë një shtëpi private. Ai ka dhomën e tij, dhe çdo natë fton njërën prej grave për të fjetur me të.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)