Mbrëmë rreth orës 02:20 në rrugën “Tringë Smjali” në Prishtinë, është rrëmbyer një person.
Policia bën të ditur se gjatë hetimeve janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, që dyshohet se e kanë kryer veprën.
Të dyshuarit janë arrestuar me dyshimin se kishin kryer rrëmbimin, ndërsa lirimin e viktimës e kanë bërë në këmbim të hollave rreth 5000 €.
Është intervistuar edhe viktima e rastit, të cilit i është dhënë tretmani mjekësor dhe po i njëjti është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës: ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
COMMENTS