Një tempull i budistëve i ndërtuar në afërsi të një lumi në Kamboxhia u shemb kur rrëshqiti dheu për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.
Dy dhoma të lutjeve (stupa) përfunduan të shembura në lumin Mekong, pasi rrëshqiti dheu nga sasia e madhe e ujit që kishte mbuluar zonën përreth pas shirave të rrëmbyeshëm, transmeton Telegrafi.
Por, duket se besimtarët e kishin vërejtur me kohë që objekti po lëkundej, dhe kështu me shpejtësi larguan nga dhomat gjësendet që i kishin vendosur. Videoja është filmuar nga kalimtarët e rastit të cilët ishin dëshmitarë të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së tempullit.
“Shumica e familjeve që kanë vënë hirin e më të dashurve të tyre në këtë tempull nuk jetojnë afër. Jemi duke u munduar t’i kontaktojmë që t’i njoftojmë se është shembur tempulli dhe se duhet të vijnë që të marrin hirin”, ka deklaruar murgu Set Seng.
COMMENTS