Rreziku nga INTERPOL’i, kah do të udhëtojë Kryeministri drejt Brukselit

Rreziku nga INTERPOL’i, kah do të udhëtojë Kryeministri drejt Brukselit

Haradinaj: Taksa nuk hiqet deri 2022

Ramush Haradinaj, më 17 nëntor, pritet të shkojë në një vizitë në Belgjikë. Do të shkojë në shtetin belg përmes Vjenës. Sa ishte në opozitë, Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit dhe ishte mbajtur më shumë se tre muaj në paraburgim.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se Ramush Haradinaj do të shkojë në Belgjikë përmes Vjenës. Në shtetin belg pritet të shkojë më 17 nëntor në një vizitë zyrtare.

“Po, përmes Vjenës”, ka thënë Avni Arifi, Shef i Stafit të Kryeministrit teksa ka sugjeruar që pyetje të tilla të mos bëhen për shkak të sigurisë së Kryetarit të Qeverisë.

Ramush Haradinaj, më 4 janar të këtij viti, ishte arrestuar në qytetin belg, Basel, pasi kishte kaluar në pjesën franceze.

Agjencia Reuters ka shkruar se vizita e Haradinajt në Belgjikë mund të jetë test për të parë nëse ai serish do të arrestohet për shkak të flet arresteve të Serbisë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, ka publikuar, të shtunën, një letër urimi nga Kryeministri belg, Charles Michel, i cili më 23 tetor, i kishte shkruar Haradinajt. I kishte uruar për pozitën.

Nuk dihet pse Qeveria e Kosovës ka lëshuar urimin e Kryeministrit belg një muaj me vonesë.

Ndërkohë, ish-gazetari Halil Matoshi, tash zyrtar në Zyrën e Kryeministrit nuk ka dashur të flasë se cilën rrugë do ta përdorë Kryeministrit për të shkuar në Bruksel. Ka tentuar të përgjigjet me arrogncë.

“Nëpër hava”, ka thënë Matoshi, për Express, të shtunën.

Ramush Haradinaj ka mbushur 63 ditë në krye të Qeverisë. Ka realizuar vetëm një vizitë jashtë shtetit. Ka qëndruar në Tiranë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)